GLSP, Opozita ka arsye pse po e bojkoton delegacionin e bisedimeve

Roli i delegacionit shtetëror në bisedimet me Serbinë do të jetë vetëm vrojtues dhe jo vendimmarrës, tha Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Sipas tij, platforma që do të propozohet nga ky delegacion duhet të përcaktojë qartë vijat e kuqe dhe pritshmërinë minimale.

“Delegacioni nuk e ka zëvendësuar presidentin. Ai është në rol vrojtues, observues dhe asnjëherë palë negociuese dhe palë vendimmarrëse. Nëse delegacioni ka për qëllim arritjen e marrëveshjes përfundimtare duhet ta ketë parasysh kërkesën e opozitës. Platforma në fund duhet të gjenerojë 2/3 e votave të kuvendit të Kosovë. Kjo platformë duhet te përcaktojë qartë pritshmërinë minimale dhe vijat e kuqe. Duhet ta thotë tekstualisht që territori nuk do të jetë pikë diskutimi”, tha Kryeziu.

Kryeziu thotë se edhe pse ky delegacion pretendon se i kanë kthyer kuvendit vendimmarrjen, ai prapë se prapë është i lënë anash.

“Vendimmarrja i takon Kuvendit vetëm gjatë fazës së fundit por jo në fazën gjatë procesit. Gjatë kësaj kohe kuvendi është i shtyrë anash”, deklaroi ai.

Më tutje, Përparim Kryeziu nga GLSP, arsyeton bojkotimin që opozita është duke i bërë delegacionit.

Sipas tij, është vet projektligji ai që i ka shmangur opozitën.

“Opozita po shmanget sepse në fakt projektligji në vetvete nuk i jep kurrfarë force vendimmarrëse brenda përbrenda delegacionit dhe nuk i jep kurrfarë roli nëse ka kundërshtim për diçka”, përfundoi Kryeziu./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi