Glauk Konjufca tregon se a do të fitonte Shpend Ahmeti në Prishtinë pa VV-në

Ndarjet në partinë opozitare Vetëvendosje kulmuan me bashkimin e disave në Partinë Socialdemokrate e cila dikur drejtohej nga Kaqusha Jashari.

Deputeti Glauk Konjufca thotë se Shpend Ahmeti, i cili tani drejton PSD’në nuk do të mund të fitonte garën në Prishtinë po të mos kishte qenë anëtar i VV’së.

“Jo nuk kam kurrfarë dileme që do të humbte”, tha Konjufca në T7

Konjufca thotë se PSD’ja e ka gabim mënyrën e formimit. Madje sipas tij reforma e socialdemokratëve është kundër Albin Kurtit.

Madje Konjufca konfirmon se ndarjet në Lëvizjen Vetëvendosje kanë filluar shumë kohë më parë.

Shpend Ahmeti në kohën kur po bëhej ndarja e kësaj lëvizje politike, kishte marrë pjesë në votimin e këshillit përgjithshëm, po ashtu edhe në mbledhjet që i mbante VV’ja .

Me këto pjesëmarrje ai kishte arritur t’i bindte bashkëpartiakët e dikurshëm që nuk do t’i lë e t’i bashkëngjitet grupit të pakënaqurve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi