Gjysmëhëna e Kuqe Turke thirrje për mbrojtjen e civilëve në Idlib

Kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Kerem Kınık, foli për sulmet e forcave të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, mbi Idlibin dhe bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve.

Kınık komentoi mbi sulmet ndaj vendbanimeve brenda zonës së deeskalimit të konfliktit në Idlib dhe tha se civilët nga ajo zonë nuk kanë më ku të ikin.

Ai tha se gjatë sulmeve në Idlib po goditen vendbanimet dhe kështu po ndodhin masakra. Sipas tij, viktimat shpesh janë fëmijë, gra dhe refugjatë të paarmatosur dhe të pafajshëm.

“Objektivat monitorohen, ndërsa bombardohen zonat ku janë të vendosur civilët. Në zonat më të populluara të Idlibit hidhen bomba fuçi. Ky është krim lufte. Kjo bëhet që njerëzit nga këto zona të dëbohen. Diçka të tillë bota dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojnë”, tha Kınık.

Ai shtoi se 4.5 milionë njerëz që kërkuan strehim në Idlib nuk janë të mbrojtur.

“Njerëzit po përballen me masakër. Pothuajse gjysmë milioni njerëz kanë arritur në kufijtë tanë. Thërrasim për mbrojtjen e këtyre njerëzve. Ata po gjuhen gjatë ramazanit, në kohën e syfyrit dhe iftarit, në kohën e blerjes së Bajramit”, tha Kınık.

Ai shtoi se vazhdojnë t’u ofrojnë ndihmë civilëve në zonat e çliruara nga terroristët në operacionin “Mburoja e Eufratit”, në veri të Halepit, në Afrin, por edhe në Idlib.

Ai konsideron se lëvizja e popullsisë dhe frika nga masakrat, të cilat po vazhdojnë të përhapen në atë zonë, mund të çojnë në probleme të tjera.

“Kjo nuk lidhet vetëm me rajonin dhe Turqinë, por mund të jetë një problem që do të prekë edhe Evropën. Bota duhet të reagojë urgjentisht”, tha kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë.

Ai shtoi se në Idlib sundon frika e një sulmi të mundshëm në çdo moment nga çdo drejtim. Kınık tha se pavarësisht nga sulmet, ata vazhdojnë të shpërndajnë ndihma humanitare.

“Sistemi ndërkombëtar duhet të mbrojë këta civilë të pafajshëm që kanë mbetur midis forcave të regjimit në njërën anë dhe opozitës nga ana tjetër. Turqia po përpiqet t’i ndihmojë këta njerëz aq sa mundet, por sistemi ndërkombëtar duhet të bëjë diçka”, tha Kınık.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi