Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të shpërndajë kurbane për 6.000 familje në Kosovë

Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të realizoj therjen e 150 bagëtive të trasha në Kosovë me ç’rast synon të shpërndajë kurbane për rreth 6.000 familje në Kosovë.

Aktiviteti për therjen dhe shpërndarjen e kurbaneve u realizua në qytetin e Prizrenit.

Anëtari i Bordit të Drejtuesve të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Ercan Tan, në deklaratën e tij tha se këtë vit aktivitete me rastin e Kurban Bajramit kanë në 51 vende të ndryshme të botës.

Ai tha se brena Turqisë do të realizojnë therjen e 70.000 pjesëve të kurbanit, ndërsa jashtë Turqisë 110.000 mijë pjesë.

“Në Kosovën vëllazërore do të realizojmë adhurimin tonë me 150 bagëti të trasha. Mendojmë se do të arrijmë deri rreth 6.000 familje”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yağcılar, e falënderoi Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për mbështetjen e tyre.

Pjesët e kurbanit do të shpërndahen në mbarë Kosovën me mbështetjen e Kryqit të Kuq të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi