Gjysmëfinalja e Champions/ Valverde: Në Liverpool për të fituar

Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja e kthimit gjysmëfinale mes Liverpoolit dhe Barcelonës në Anfield Road. Skuadra katalanase vjen në këtë ndeshje me avantazhin e fitores së parë 3-0, ndërkohë që te Liverpooli janë 3 mungesa me peshë; ato të Salah, Firminos dhe Naby Keita.

Megjithatë trajneri Ernesto Valverde preferon të tregohet i kujdesshëm duke theksuar se skuadra e tij do të tentojë të fitojë edhe këtë sfidë.

‘Duhet ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë me synimin për të fituar këtu. nuk duhet të mendojmë për atë rezultat. Duhet të konsiderojmë këtë ndeshje si një pikë finale, sikur nuk ka ndodhur asgjë.Do të përballemi me një skuadër të madhe që mund të na mposhtë. Në futboll çdo gjë është e mundur. Liverpooli është ekip shumë i fortë dhe në këtë sezon të Premier Leagues ka humbur vetëm 1 ndeshje dhe kjo ka ndodhur jashtë fushës së tij”, tha Valverde.

Barcelona e ka ende të freskët kujtimin e asaj që ndodhi sezonin e kaluar kur u eliminua në çerekfinale nga Roma pasi humbi 3-0 në sfidën e dytë kur ndeshjen e parë e kishte fituar 4-1. kështu që asnjë nuk dëshiron që ky makth të përsëritet.

Megjithatë statistikat janë në favor të katalanasve të cilët në sa herë kanë fituar ndeshjen e parë 3-0 në kompeticionet evropiane, kanë mundur të kalojnë turin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi