Gjylameti: Basha të japë llogari për transferimin e 1 milionë dollarëve

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke e quajtur “fake news” deklaratën e tij. Ajo tha se Basha nuk mund ti shpëtojë skandalit të transferimit të 1 milionë dollarëve nga kompani “offshore”.

“Edhe një herë më shumë, ditën e enjte Lulzim Basha doli përballë publikut për të vjellë vrerë, me “fake neës” e tij të përditshme kundër qeverisë. Qëllimisht, ai nuk tha asnjë fjalë për skandalin e transferimit të pothuajse 1 milion dollarëve, nga kompani “offshore” në llogaritë e kompanive amerikane të lobimit. Basha nuk mund t’i shpëtojë këtij skandali, duke bërë atë që di të bëjë më mirë: të hedhë baltë me shpresën se do të largojë vëmendjen nga vetja e tij. Janë një milion dollarë të vërtetuara jo nga ne, por nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, që Partia Demokratike ka paguar vetëm gjatë vitit 2017. Ai duhet të shpjegojë se çfarë bëri gjatë vizitës së tij në Uashington në 22 mars, kur firmosi një kontratë me vlerë qindra mijëra dollarë me “Stonington Strategies”; të gjitha këto, para të paguara nga llogari fantazmë. Janë mbi 500 mijë dollarë të kaluara sërish nga llogaritë fantazmë tek një tjetër kompani lobiste, me qëllim krijimin e “farsës” se Uashingtoni mbështeste bojkotimin e zgjedhjeve dhe dhunën e propoganduar nga çadra. Në total, shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për peridhën mars-qershor kapin vlerën e 825 mijë USD, më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ”, tha Gjylameti.

Deputetja socialiste tha se sot “jemi në kushte të rënda të shkeljes së ligjit nga ana e Partisë Demokratike. Në deklaratën e shpenzimeve që Partia Demokratike ka depozituar në KQZ nuk figurojnë fare të raportuara këto shpenzime. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave”.

PS, vijoi Gjylameti i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë, “pasi ka ardhur koha që politika të ndahet një herë e përgjithmonë nga lidhjet e saj me krimin”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi