Gjykata rrëzon Llallën. Ish-kryeprokurori kërkonte të mos hetohej më

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla mori humbjen e radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda pas kërkesës së tij në të cilën refuzoi zgjatjen e afateve hetimore.

Nuk i kishin ngelur më fjalë avokatit të Adriatik Llallës, pasi gjithçka që duhej thënë ia parashtroi gjykatës. Megjithatë, pas vendimit të gjyqtarit Bib Ndreca që aprovoi zgjatjen e hetimeve deri në qershor, ish-Prokurori i Përgjithshëm duket se po bëhet gati t’i drejtohet Gjykatës së Apelit, të paktën kështu deklaroi avokati i tij, Sokol Hazizaj.

Paralel me përgatitjet e njërës palë, krahu tjetër që është prokuroria, ka në dispozicion edhe 3 muaj kohë shtesë për të vendosur se çfarë do të bëjë me dosjen. Në të, Adriatik Llalla, njeriu më i rëndësishëm i akuzës për 5 vite rresht hetohet për dyshimet e korrupsionit, fshehje të pasurisë, mosdeklarim të parave në kufi dhe çështja më e rëndë e pastrimit të parave.

Por, prokurori i çështjes duhet të presë një letërporosi nga Gjermania mbi shpenzimet e ish-Prokurorit të Përgjithshëm që nisin nga vizitat e tij në këtë shtet, por edhe shkollimi i fëmijëve që, siç beson prokuroria, kapin shifrën e 60 mijë eurove, por që, siç dyshohet kjo shumë nuk është deklaruar në kufi.

Në këtë përplasje me-ish shefin e akuzës, prokuroria ka fituar episodin e parë përsa i takon disa prej pasurive të Adriatik Llallës, me vlerë gati një milion euro. Bëhet fjalë kryesisht për troje dhe një apartament që gjenden në sekuestro preventive dhe që për rikthimin e tyre tre gjykata kanë nxjerrë fituese prokurorinë.

Megjithë kohën që ka kaluar, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk e ka pyetur ende Adriatik Llallën, i cili jeton në kryeqytet dhe që pasi mbylli llogaritë me vetting-un, ka të hapur një histori tjetër me amerikanët përderisa ata e futën në listën e zezë në finishin e një përplasjeje 2-vjeçare me ish-ambasadorin Donald Lu

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi