Gjykata pritet të caktojë seancën në rastin e veteranëve të pavërtetë

Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demaliaj, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Smajl Elezaj, janë emrat për të cilët Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë lidhur me çështjen e veteranëve.

Më 14 shtator të këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës, kishte ngritur aktakuzë ndaj 12 të pandehurve dhe i kishte dërguar lëndën Gjykatës Themelore në Prishtinë të njohur në opinion si “Veteranët” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 422 të KPRK-së.

Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demaliaj, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Smajl Elezaj, janë emrat për të cilët Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë lidhur me çështjen e veteranëve.

Që nga ajo kohë ndaj 12 të pandehurve ende nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka thënë për lajmi.net, se ende nuk dihet kur do të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj 12 të dyshuarve për fryrje të listave të veteranëve.

“Jo, nuk dihet akoma. Ne jemi në pritje të Gjykatës. Ne vetëm po e presim ftesën e Gjykatës. Tash ne nuk mund të ndërhyjmë sepse janë disa faza ligjore dhe gjykata e cakton”, ka thënë shkurt Hoxha.

Përderisa ende nuk është mbajtur asnjë seancë dhe nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me këtë çështje, shumë veteranë të cilët janë në mesin e veteranëve mashtrues vazhdojnë të marrin pensionin e tyre.

Pa pasur ndonjë vendim të Gjykatës, veteranëve nuk mund t’ju ndalohet marrja e pensionit që i takon sipas ligjit.

Një gjë të tillë e ka thënë për lajmi.net Halil Matoshi, zëdhënës i Qeverisë.

“Të gjithë veteranët do t’i marrin pensionet e tyre të ligjshme përderisa një gjykate nuk thotë ndryshe”, ka deklaruar Matoshi.

Kujtojmë, se nga provat që kishte siguruar Prokuroria Speciale e Kosovës, ishte vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Prokuroria Speciale kishte propozuar që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit për veprën penale që u vihet në barrë të shpallën fajtor dhe të gjykohen sipas ligjit.

Po ashtu, PSRK-ja kishte propozuar që Gjykata të merr vendim që të gjithë përfituesve të kundërligjshëm t’ju ndalohet marrja e pensionit si veteran luftëtarë i UÇK-së.

Ndyshe, lajmi.net ka publikuar pjesë të ndyshme nga aktakuza që Porkuroria Speciale e Kosovës ka ngritur ndaj 12 të akuzuarve. Gjithashtu janë publikuar edhe listat me emra që prokuroria thotë se kanë përfituar kundërligjshëm pensione./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi