Gjykata gjermane ndalon automjetet e vjetra dizel në Frankfurt

Gjykata Administrative në Gjermani gjykoi se është e nevojshme që nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm të ndalohet qarkullimi i automjeteve të vjetra dizel në qendër të Frankfurtit si pjesë e planit për përmirësimin e cilësisë së ajrit në këtë qytet.

Vendimi për kryeqendrën financiare të Gjermanisë është marrë nga Gjykata Administrative në Wiesbaden, kryeqytetin e shtetit gjerman Hessen, pas një procesi gjyqësor të inicuar nga Organizata Gjermane e Mjedisit (DUH).

Gjykata theksoi nevojën për ndalimin e automjeteve dizel me emetim Euro-4 ose më poshtë, si dhe automjetet benzin të standardeve Euro-1 dhe 2.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur, automjetet me motor dizel të standardit Euro-5 do të ndalohen nga muaji shtator i vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, kryeministri i Hessenit Volker Bouffier dhe ministrja e Mjedisit Priska Hinz përmes një deklarate të përbashkët kanë reaguar ndaj vendimit, duke thënë se në lidhje me të presin reagim të shpejtë nga qeveria federale dhe se vendimi do të analizohet me kujdes.

“Në vend të miratimit të ndalimeve kundër këtij problemi, ne duam gjetjen e një zgjidhjeje themelore”, thuhet në deklaratë.

Në rast të hyrjes në fuqi, thuhet se vendimi do të përfshijë një të katërtën e automjeteve të regjistruara në Frankfurt dhe një numër të madh punonjësish të rrethinës së qytetit që udhëtojnë në punë me automjete.

Më herët, ndalesa ndaj disa automjeteve dizel janë sjellë edhe në qytetet Hamburg dhe Stuttgart./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi