Gjykata e Tiranës nuk shpall fituesin për Bashkine e Vorës

Pas Durrësit, është kandidati i PS në Vorë, Agim Kajmaku i cili nuk ka arritur të marrë vërtetimin e gjykatës për ligjshmërinë e mandatit të fituar më 30 qershor.

Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Agim Kajmakut për të drejtuar Bashkinë e Vorës.

Dokumenti

Në vendimin e trupës gjykuese, thuhet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative. Ky vendim i dhënë më 15 korrik dhe firmosur nga gjyqtarja Ariana Gunbardhi, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi