KOSOVA

Gjykata e Apelit me 10 gjyqtarë të rinj, shpëton nga “kolapsi”

Spread the love

Gjyqësori vazhdon të jetë një prej sfidave kryesore në Kosovë. Raporte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në vazhdimësi e rendisin Kosovën në mesin e vendeve me shkallën më të lartë të korrupsionit. E, jo rrallëherë, gishti është drejtuar pikërisht drejt institucioneve të drejtësisë të cilat në të shumtën e rasteve nuk kanë gëzuar besueshmëri të lartë tek qytetarët.

Mirëpo, nga e hëna Gjykata e Apelit do të ketë dhjetë gjyqtarë më shumë.

Halide Reka, Drita Rexhaj, Hunaida Pasuli, Milena Djeriç, Bujar Muzaqi, Mehmet Ndrecaj, Arsim Hamzaj, Faton Ademi, Liridon Maloku dhe Enes Mehmeti, janë emrat që do t’i bashkëngjiten, gjykatës së shkallës së dytë.

Në Gjykatën e Apelit filluan punën dhjetë gjyqtarë të rinj

Më ta numri i përgjithshëm i gjyqtarëve (përfshi edhe Divizionin në Mitrovicë) në këtë institucion arrin në 51.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala u shpreh optimist se më angazhimin e tyre, numri i lëndëve të pa zgjidhura, të trashëguara ndër vite, do të bie dhe si rrjedhojë procedurat do të shkurtohen.

9 nga 10 gjyqtarët e rinj, do të punojnë në divizionin civil të  Departamentit të Përgjithshëm, Ndërsa njëri nga ta, në Departamentin Ekonomik.

Sipas raportit “Efikasiteti i menaxhimit të lëndëve civile në gjykatat themelore” të Zyrës Kombëtare të Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të performancës, procesi i menaxhimit të lëndëve civile në gjykatat themelore në Kosovë nuk konsiderohej efikas.

Zyra Kombëtare e Auditimit kishte identifikuar parregullsi dhe ka nxjerrë konkluzione përmes të cilave synon që të vihen në pah çështje me rëndësi për tu adresuar. Një prej sfidave më të rënda për gjyqësorin konsiderohej numri i konsiderueshëm i lëndëve të vjetra që mbesnin të pazgjidhura, si dhe numri i përgjithshëm i lëndëve civile që në vazhdimisht shënonte rritje. Si rezultat i numrit të madh të lëndëve civile nëpër gjykata themelore, qytetarët detyrohen të presin periudha të gjata për t’iu shqyrtuar e finalizuar lënda.

Related posts

Tahiri: Hetim të pasurisë do ketë ende pa u ngritur aktakuza

dritatv

Ministri Gashi vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

dritatv

Mblidhet AKR-ja, çfarë do të ndodhë?

dritatv

Leave a Comment