Gjykata Apelit reagon pas raportit të auditimit

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka reaguar pas Raportit të Auditimit mbi Efikasitetin e Menaxhimit të Lëndëve Civile në gjykatat themelore, të hartuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Gjykata e Apelit thekson se disa nga të gjeturat e këtij raporti, janë edhe shqetësime permanente të kësaj gjykate dhe kryetarit Hasan Shala, për të cilat sipas tyre, po punohet që të evitohen.

Sipas një komunikate të dërguar nga kjo Gjykatë, nuk qëndrojnë konstatimet e Auditorit sipas të cilave numri i lëndëve civile të kthyera në rigjykim është 62 %, njofton Klan Kosova.

“Në bazë të raporteve tona statistikore, rezulton se numri i lëndëve civile të cilat kthehen në rigjykim është dukshëm më i vogël, konkretisht 29 %. Në 60 % të rasteve aktgjykimet e gjykatave të shkallës se parë vërtetohen, ndërsa pjesa tjetër ndryshohet”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi