GJURMËT E MIA/ Nga: Teuta Osmani

Gjurmët e mija i lë tek pandoflat e çdo moshe
tek numrat e jetës numuruar vite
tek këpucët e veshura dimrave
nëpër dëborën e bardhë të stinës!

I lë hap pas hapi aty ku shkel zbathur
nënputrën e vijëzuar
ku shenjat lihen nga derma
gramatizuar për të shënuar!

Aty ku rritem me gjatësinë e trupit
me peshën e marrë gjatë gjithë kohërave
aty ku jam frymëzuar dhe lehtësuar
aty ku renden natë ditë
nën peshën e ekuilibrit
nënrëndese për të mos rënë
nga të shtyrat e mundimit!

Gjurmë shënohen në hartën e vërtetësisë
ku tregon se kam jetuar
rrugicave ,territoreve nëpër botë
kufijve tej kaluar!

Gjurmë i lë hapësirës pa fund
ku shtrije krahët për të fluturuar
aty ku s’shënohen në hartën tokësore
por në qiejt shumë shkruar!

Gjurmët janë ato se nga vijë
nga të parat hapa mësuar
drejtë një vije ku s’ka mbarim
pas ëndrrave gjurmuar!

Gjurmët e mia i lë aty
ku zemra ime është gëzuar
aty ku ka ndjerë vetëm stinë
gjatë gjithë jetës mërguar!

Gjurmët e mia i lash tek dermatinat shollës këpucë,
e vendeve të huaja,
atje më gjeni nëse
ju kam munguar!!

Teuta Osmani
30/8/2014 USA
(Foto, 2018)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi