Gjuriç paralajmëron qasje ndryshe të Serbisë në bisedimet me Kosovën

Marko Gjuriç ka deklaruar sot se Serbia gjatë këtij viti do të vazhdojë të flasë me gjuhën e paqes dhe tolerancës.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriç ka deklaruar sot se Serbia gjatë këtij viti do të vazhdojë të flasë me gjuhën e paqes dhe tolerancës.

Gjuriç për portalin “Pink.rs” ka thënë se vitin e kaluar kishte pritur që “gatishmëria e sinqertë e Beogradit për gjetjen e një kompromisi për problemet në Kosovë do të ishte dëshmi për të gjithë se kërkojnë sinqerisht stabilitet dhe prosperitet ekonomik në Ballkanin Perëndimor”.

Por, në fund nuk u befasua që nuk ndodhi. Serbia në vitin 2019 ka hyrë me taksë prej 100 për qind nga Kosova për mallrat serbe dhe pa një marrëveshje në horizont, ka shtuar Gjuriç.

“Edhe pse nga Prishtina në ditët e para të janarit kanë ardhur shumë porosi për Shqipërinë e Madhe që nuk janë thirrje për kompromis, por thirrje për dridhje të reja në rajon”, u shpreh ai.

Sipas tij, ekziston dëshirë nga qarqe të caktuara që procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës të shpejtohet, por njëkohësisht nga të njëjtat qarqe ekziston mbështetja për veprimet e Prishtinës që Gjuriç i konsideron si të tilla që e cenojnë kompromisin, transmeton lajmi.net. “Është e qartë se do të ketë presion, por me rëndësi është që procesi të mbyllet me kompromis që do të krijojë një raport stabil dhe të qëndrueshëm mes shqiptarëve dhe serbëve”, u shpreh Gjuriç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi