Gjuriç: Nuk ka zgjidhje në Bruksel përderisa Kosova na kërcënon me luftë

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Beograd, Marko Gjuriç ka thënë se nuk do të ketë zgjidhje në negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, përderisa Serbia vazhdon të kërcënohet me luftë nga Kosova.

Në një prononcim për Tanjug, Gjuriç ka thënë se ka ardhur koha për një përgjigje të qartë për faktin që Prishtina kërcënon për çdo ditë me luftë, edhe përkundër faktit që në Bruksel janë pajtuar më shumë se një herë se askush nuk duhet të kërcënojë me luftë”.

“Sot dua të jem shumë i qartë dhe direkt në atë që them. Derisa ka kërcënime me luftë, është shumë e qartë që asgjë nuk do të arrihet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, është shprehur Gjuriç.

Këto dekalrata të Gjuriç vijnë pas qëndrimeve të zyrtarëve të lartë shtetërorë se nëse në dialogun me Serbinë futet në diskutim edhe shkëmbimi i territoreve, kjo nënkupton luftë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi