Gjuriç e “bën” Thaçin shtetas të Serbisë, thotë se krahina e Kosovës nuk do t’i bashkohet kurrë Shqipërisë!

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i është përgjigjur ftesës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Kukësi që Shqipëria e Kosova të mos kenë kufi.

Në këtë përgjigje Gjuriqi e ka quajtur Thaçin shtetas të Serbisë, Kosovën pjesë të saj ndërsa ka shtuar se “Serbia nuk e ka ndër mend të bashkohet me Shqipërinë”.

Pëllëmbë toke e Serbisë kurrë nuk do të jetë pjesë e saj. Këtë çështje e kemi zgjidhur që nga maji i vitit 1945 kur u mund nazizmi”, citon agjencia serbe e lajmeve tanjug të ketë thënë Gjuriq.

Ai ka theksuar se Hashim Thaçi, si shtetas i Serbisë dhe përfaqësues i institucioneve të përkohshme në krahinën Autonome të Kosovë Metohisë, duhet ta dijë se Serbia nuk e ka ndër mend të bashkohet me Shqipërinë dhe se çdo formë e separatizmit është në kundërshtim me të drejtën vendore e ndërkombëtare.

Sipas Gjuriqit, projekti i Shqipërisë së madhe është projekt fashist dhe ai ka pësuar disfatë më 9 maj 1945 dhe se thirrja e sërishme në të, në ditën e zgjedhjeve evropiane, është shpullë në fytyrën e Evropës: ”Aq më tepër, është shumë brengosëse heshtja e zyrtarëve ndërkombëtarë ndaj thirrjeve për copëtim të shteteve ndërkombëtarisht të njohura e anëtare të Kombeve të Bashkuara”. transmeton Koha.net.“Pati apo jo reagime nga jashtë, një gjë është e sigurt, projekti i Shqipërisë së madhe i cili copëton dhe gëlltit shtete përreth, do të pësojë disfatë sa herë që do të paraqitet në skenën historike”, ka thënë ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi