Gjuan me celular presidentin Trump, bllokohet nga shërbimi sekret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur se do ta tërheqë SHBA-në nga Traktati Ndërkombëtar për Tregtinë e Armëve. Marrëveshja e nënshkruar nga Barack Obama në vitin 2013, ka qëllim të rregullojë shitjen e armëve mes vendeve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë eksportuesit kryesorë të armëve në botë. Shitjes e armëve të SHBA-së janë 58 përqind më të larta se ato të Rusisë, që është eksportuesi i dytë më i madh në botë i armëve.

Në fjalën e mbajtur përpara shoqatës kombëtare të pushkëve NRA në Indianapolis, Presidenti amerikane tha se do ta hiqte statusin e vendit si firmëtar i këtij traktati që mbikëqyr armët konvencionale, përfshire ato të vogla, tanket e betejës, avionet luftarake e luftanijet.

Por gjatë këtij takimi pati edhe të papritura. Një burrë nga salla ka hedhur një celular në drejtim të presidentit të SHBA-ve. Ndërhyrja e shërbimeve sekrete ka qenë e menjëhershme duke arrestuar personin, i cili mendohet të jetë William Rose.

Dhe menjëherë në rrjetet sociale ka plasur ironia në lidhje me hedhjen e celularit në drejtim të Trump. Disa shkruanin se ndiheshin keq që nuk e kishte prekur celulari presidentin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi