SHQIPERIA

Gjobë 350 mijë € depozitës në Porto Romano, Rama i prerë me abuzuesit

Spread the love

Kryeministri Edi Rama njofton sot se aksioni kundër informalitetit ka ndëshkuar një tjetër subjekt abuziv.

Sipas kryeministrit, depozita në Porto Romano të Durrësit është zbuluar duke hedhur në treg karburant pa akcizë, përkatësisht ka rezultuar me mangësi në deklarimet e 233 mijë litra benzinë dhe për këtë arsye është aktivizuar masa ligjore ndaj subjektit.

Në videon e publikuar nga Rama në “Facebook”, thuhet se kompania është gjobitur me një shumë të majme prej 350 mijë euro.

Më tej, kreu i qeverisë përsërit paralajmërimin se operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore, jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera pa akcizë.

“STOPINFORMALITETIT✋ Porto Romano, Durrës – Zbulohet depozita me mangësi në deklarimin e 233 mijë litra benzinë dhe aktivizohet masa ligjore👊 Operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore; jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës, për t’u përballur me #ZeroTolerancë🤜ndaj abuzuesve”, shkruan Rama.

Related posts

Salianji: Lleshaj dje helmoi popullin me gaz, sot i shkriu gazit

dritatv

Indeksi i Pasaportave, Shqipëria ngjitet me 8 vende

dritatv

Bushati: Marrëveshja e Prespës e rëndësishme, qytetarët e Maqedonisë të votojnë “Pro”

dritatv

Leave a Comment