Gjirokastër, dëbora shemb një banesë tradicionale (Foto)

Një banesë tradicionale në Gjirokastër është rrëzuar prej peshës së dëborës.

Shtëpia Sako, pranë kompleksit historik të “7 Krojeve”, ishte e pabanuar prej vitesh sepse pronarët ndodhen në emigracion.

Edhe shtëpia Mezini krah saj, monument me një pikturë murale të rrallë, është me rrezik të lartë shembjeje.

Në këtë zonë të qytetit të Gjirokastrës, ritmi i rrënimit ka qenë shumë i lartë gjatë dekadës së fundit.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi