Gjirokastër, 23-vjeçari dhunon gjyshen dhe të atin

Një 23-vjeçar në Gjirokastër është vënë në pranga pasi ka dhunuar fizikisht gjyshen dhe babain e tij.

Sipas policisë Steljo Rizvo, ka dhunuar M. Rizvo, 67 vjeçe dhe V. Rizvo, 47 vjeç. Mësohet se i riu ka pasur probleme mendore, teksa tashmë është arrestuar.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi