Gjermania thirrje për t’i dhënë fund dominimit amerikan në financat globale

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka propozuar masa kundër dominimit të SHBA-ve në financat globale në vazhdën e tensioneve të rritura midis Washingtonit dhe Berlinit për shkak të marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Në një artikull që ai shkroi për të përditshmen Handelsblatt, Maas kritikoi presidentin amerikan, Donald Trump, për imponimin e sanksioneve të njëanshme ndaj Iranit, pa u konsultuar me aleatët evropianë.

“Është thelbësore që ne të forcojmë autonominë evropiane duke krijuar kanale të pagesave të pavarura nga SHBA-të, një fond monetar evropian dhe një sistem të pavarur pagese SWIFT”, tha ai.

Maas gjithashtu u bëri thirrje partnerëve të BE-së që të ruajnë unitetin e tyre dhe të ndjekin një politikë të përbashkët ndaj SHBA-ve në vazhdën e tensioneve lidhur me sanksionet.

“Në këtë situatë, është me rëndësi strategjike që ne t’ia bëjmë të qartë Washingtonit se duam të punojmë së bashku. Por gjithashtu, nuk do t’ju lejojmë të kaloni mbi kokat tona dhe me shpenzimet tona. Prandaj, ishte e drejtë mbrojtja ligjërisht e kompanive evropiane nga sanksionet”, tha ai./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi