Gjermania thekson rëndësinë e ekonomisë turke

Sipas burimeve ministrore turke, ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, ka thënë se ekonomia turke ka rëndësi të madhe për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian (BE).

Nga Ministria turke theksojnë se ministri turk i Financave, Berat Albayrak dhe homologu i tij gjerman, Olaf Scholz, në një bisedë telefonike kanë folur rreth sanksioneve dhe hapave të ndërmarra kundër ekonomisë së Turqisë.

Të dy ministrat janë pajtuar të ndërmarrin hapa për të rritur lidhjet ekonomike.

Albayrak tha se mbështetja që iu ofrua Turqisë vërtetoi premtimin për marrëdhëniet pozitive me BE-në.

Sipas deklaratës së ministrisë, të dy ministrat vendosën të takohen në Berlin më 21 shtator./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi