Gjermania rrit pagat, nga 3 mijë e 173 në 4,013 euro

Të ardhurat reale në Gjermani u rritën me 1.5 për qind në tremujorin e tretë, rritja më e lartë në dy vjet, sipas të dhënave të publikuara sot nga Enti Statistikor në Gjermani.

Në të njëjtën kohë, të ardhurat nominale u rritën me 3.6 për qind në periudhën korrik-shtator, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, rritja më e madhe që nga tremujori i dytë 2011, raportoi Reuters, përcjell albinfo.ch.

Çmimet e konsumit u rritën me 2.1% gjatë vitit të kaluar. Paga mesatare bruto në Gjermaninë Perëndimore është 4,013 euro në muaj, dhe në pjesën lindore të vendit 3,173 euro.

Rritja më e madhe e pagave u regjistruan në sektorin e pasurive të paluajtshme, kulturore dhe argëtuese, ndërsa të ardhurat në arsim dhe disa sektorë të tjerë të shërbimeve mbetën prapa mesatares.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi