Gjermania pranon se YPG është dega siriane e PKK-së

Shërbimi për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues të Gjermanisë thotë se PYD dhe YPG janë degët siriane të organizatës terroriste PKK të cilat paraqesin kërcënim për interesat kombëtare gjermane.

Zyra e Shërbimit për Mbrojtjen e Rregullimit Kushtetues në krahinën gjermane Schleswig-Holstein publikoi një raport me 138 faqe në faqen e saj të internetit, ku flet për aktivitetet ilegale të vitit të kaluar të organizatave terroriste në Gjermani.

Raporti thotë se PYD-ja siriane është një organizatë simotër e PKK-së dhe se YPG është një nga degët e organizatës terroriste të PKK-së në Siri.

Po ashtu thuhet se PYD ka struktura që veprojnë ndaras në Gjermani dhe se në Kiel vepron një organizatë e afërt me PKK-në.

Gjermania vendosi PKK-në në listën e organizatave terroriste në nëntor të vitit 1993 dhe të njëjtën e bëri në vitin 2002 edhe Bashkimi Evropian (BE).

Duke theksuar se PKK Gjermaninë e sheh si një vend potencial për tu strehuar dhe burim financiar, raporti i Shërbimit thotë se organizata për interes të ithtarëve të saj në Evropë ka hequr dorë nga dhuna, ndërsa ndihma ndaj PKK-së bëhet duke mbledhur fonde të bamirësisë dhe përmes protestave. Pretendohet se këto aktivitete paraqesin rrezik edhe për politikën e brendshme në Gjermani.

Tre faqe të raportit janë rezervuar për organizatën terroriste PKK, e cila thuhet se ka të paktën 14.500 simpatizantë në Gjermani. Rreth 700 prej tyre jetojnë në krahinën Schleswig-Holstein.

Raporti gjithashtu publikon informacione se në interes të PKK-së në Gjermani, gjithashtu vepron shoqata joqeveriatare Qendra Demokratike e Komuniteteve Kurde (NAV-DEM).

I njëjti burim pohon se lidershipi i PKK-së për aktivitetet propagandistike ka krijuar një hierarki sekrete të paligjshme e cila ndan Gjermaninë në 33 rajone.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi