Gjermania planifikon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes

Gjermania planifikon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes prej 43 miliardë euro në 60 miliardë euro, për rekrutimin e më shumë ushtarëve si dhe modernizimin e sisteme aktuale të armëve.

Sipas raportit të përgatitur nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, ministria synon që të rrisë shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2023. Shpenzimet të cilat planifikoheshin të jenë 43 miliardë euro vitin e ardhshëm, deri në vitin 2024 planifikohet të rriten në 60 miliardë dollarë.

Shpenzimet e mbrojtjes të Gjermanisë vitin e kaluar ishin 1,24 për qind të Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa me rritjen e saj në 60 miliardë euro kjo përqindje do të jetën 1,50 për qind. Raporti në fjalë iu dërguar njësive të autoriziuara.

Trump kishte kritikuar Gjermaninë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, në deklaratën e bërë pasi që kishte ardhur në detyrë, duke e shënjestruar Gjermaninë, shtetet që shpenzimet e mbrojtjes nuk i rrisin në nivelin 2 për qind të PBB-së në kuadër të angazhimeve të NATO-s, kishte paralajmëruar se “Ka vende që nuk i përmbushin angazhimet. Do të merremi me to”.

Ai kishte theksuar se vetëm 5 vende janë duke përmbushur angazhimet prej gjithsej 29 anëtarëve të NATO-s./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi