Gjermania përkrah anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb ka thënë sot se Berlini e mbështet anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL pasi beson se mund të kontribuojë në luftën kundër krimit.

Schieb ka theksuar se INTERPOL-i është i rëndësishëm në luftën e krimit dhe beson se policia e Kosovës mund të kontribuojë.

“INTERPOL është i rëndësishëm për luftën e krimin të organizuar dhe besoj se policia e Kosovës mund të kontribuojë në këtë luftë, ne nuk mendojmë se kjo ka ndikim në status”, është shprehur Schie.

Tutje, ai ka thënë se anëtarësimi në INTERPOL nuk e kërkon Kosovën, por policinë e saj.

Anëtarësimi i Kosovës mund të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it e cila do të zhvillohet nga 18 deri më 21 nëntor në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shchieb e ka përsëritur se Gjermania është kundër shkëmbimit të territoreve në mes Serbisë dhe Kosovës si një zgjidhje, dhe ky pozicion nuk do të ndryshoj, shkruan lajmi.net. Ai ka shtuar se kjo pikëpamje është e ndarë nga shumë vende të tjera të BE-së si dhe vendet e rajonit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi