• Home
  • BOTA
  • Gjermania e pa lëkundur: Integriteti i Kosovës nuk duhet të preket
BOTA

Gjermania e pa lëkundur: Integriteti i Kosovës nuk duhet të preket

Spread the love

Dy ditë më parë në Kosovë qëndroi kancelari austriak Sebastian Kurz. Ai tha se BE-ja nuk duhet ta pengojë një marrëveshje Kosovë – Serbi edhe nëse nënkupton ndryshimin e kufirit. Këto mesazhe Kurz pikësëpari ia dërgoi Gjermanisë, e cila mbetet një kundërshtare e ashpër e kësaj ideje. ZyrA Federale për Media në Berlin pas vizitës së zyrtarit të lartë austriak thonë se kancelarja Merkel nuk e ka ndryshuar qëndrimin që integriteti territorial i Kosovës nuk duhet të preket.

Qeveria gjermane mbetet e palëkundur në qëndrimin kundër korrigjimit të kufijve Kosovë – Serbi.

Qëndrimi i Gjermanisë së kancelares Angela Merkel kundër idesë së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si pjesë e marrëveshjes përfundimtare, mbetet i pandryshuar.Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar një zëdhënës i Qeverisë gjermane, duke thënë se për çështjen e lëvizjes së kufijve, Gjermania mbetet e palëkundur.

“Pozicioni i Qeverisë Federale nuk ka ndryshuar. Kancelarja ka bërë disa deklarata radhazi për këtë çështje, duke e bërë të qartë se sa i rëndësishëm është integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor për Qeverinë Federale të Gjermanisë”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të qeverisë së kancelares Merkel.

Sa i përket vazhdimit të dialogut dhe arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Qeveria gjermane, thotë se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje e pranueshme për dy palët dhe që do të normalizonte raportet ndërmjet dy vendeve.

“Për Qeverinë gjermane është kruciale që marrëveshja për normalizimin e raporteve të jetë e pranueshme për të dy palët, në këndvështrimin e Qeverisë gjermane. Prandaj ne fuqimisht mbështesim përpjekjet e BE-së për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë gjermane.

Të pyetur nëse qëndrimet e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, përfaqësojnë edhe qëndrimin e gjithë BE-së për çështjen e shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi, nga Qeveria gjermane thonë që është më mirë që për këtë çështje të pyetet Qeveria e Austrisë.

“Ju lutemi që për këtë pyetje t’i drejtoheni qeverisë austriake”

Gjatë vizitës së të martës në Kosovës, kancelari austriak i cili foli edhe si përfaqësues i BE-së, tha se mbështet çfarëdo marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, pa përjashtuar edhe korrigjimin e kufijve si pjesë të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet dy shteteve./Kosova Post/

Related posts

I dërguari i OKB-së në Sana për bisedimet e armëpushimit në Jemen

dritatv

Khan: Veprimet e Trumpit nuk reflektojnë Amerikën që ne njohim

dritatv

Sirianët e strehuar në Turqi ëndërrojnë për një “Siri pa terror”

dritatv

Leave a Comment