Gjermania do të mbyllë termocentralet me qymyr deri në vitin 2038

Gjermania ka miratuar një plan me të cilin do të mbyllë termocentralet kombëtare më së voni deri në mesin e viteve 2030, njoftoi sot qeveria federale.

Një vit më parë, këshilli i emëruar nga qeveria gjermane rekomandoi që vendi të ndalojë djegien e qymyrit për të prodhuar energji elektrike më së voni deri në vitin 2038, si pjesë e përpjekjeve për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Megjithatë, përpjekjet për ta kthyer këtë në politikë kanë shkaktuar ngecje gjatë muajve të fundit. Disa zona, veçanërisht ato më pak të zhviluara në lindje, varen shumë nga minierat e qymyrit.

Zyrtarët e qeverisë federale dhe guvernatorët e provincave të prekura ranë dakord për “një rrugë të mbylljes” së fabrikave me qymyr në një takim që përfundoi sot në orët e para të mëngjesit, tha qeveria në një deklaratë.

Më tej thuhet se rishikimet e asaj që është bërë do të kryhen në vitin 2026 dhe 2029 për të përcaktuar nëse Gjermania mund të dilte nga prodhimi i energjisë elektrike me qymyr në vitin 2035, tre vjet para afatit.

Gjermania merr më shumë se një të tretën e energjisë elektrike nga djegia e qymyrit, duke gjeneruar sasi të mëdha të gazrave serrë që kontribuojnë në ngrohjen globale.

Qeveria ka miratuar tashmë një plan për të shpenzuar deri në 40 miliardë euro deri në vitin 2038 për të zbutur ndikimin e braktisjes së karburantit fosil në minierat e qymyrit. Këto para duhet të fillojnë të përdoren pasi Bundestagu të miratojë një ligj që përcakton datat dhe kushtet për ndalimin e djegies së qymyrit në Gjermani.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Vetëm PDK, VV e Lista serbe garojnë në zgjedhjet e veriut

Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista serbe janë tri subjektet që kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit...

Ndotja në Marinzë, grup pune Bashki-Albpetrol për ndërhyrje në zonat më problematike

Zona naftëmbajtëse e Marinzës është në gjendje alarmante, sa i përket ndotjes së mjedisit nga gazi dhe mbetjet hidrokarbure. Pjesa më e madhe e banorëve...

Të gjithë kërkojnë marrëveshje, deputetët i japin të drejtë Presidentit

Të gjithë i dhanë te drejtë këmbënguljes së Presidencës ndaj Ministrisë së Jashtme. Socialistët dhe opozita në Komisionin e Jashtëm morën nga kreu i...

Së fundi

Ky shtet anulon procesin mësimor për tërë vitin 2020, s’ka as mësim online

Bolivia ka marrë vendim që procesi mësimor të anulohet për tërë vitin kalendarik për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kështu, rreth dy milionë nxënës në...

Kosovë : Janë regjistruar 218 raste të reja dhe 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit .

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe janë regjistruar 218 raste të reja...

Tragjike në kosovë, dy vëllezër vdesin në një ditë nga Covid-19 në Pejë

Dy vëllezër që ishin haxhi, Mustafë Zekaj dhe Zekë Zekaj, të moshës 85 dhe 78 vjeç, vdiqën gjatë natës në Novosellë të Pejës. Vëllezërit kishin...