Gjermani, pezullohen 29 policë për postime raciste

Në rajonin Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë janë pezulluar 29 policë që kanë kryer postime raciste në grupet e bisedave në WhatsApp.

Ministri i Brendshëm i rajonit Nordrhein-Westfalen, Herbert Reul, në një konferencë për media tha se kanë konfiskuar disa prova gjatë operacionit në agim të ndërmarrë në 34 vende në qytetin Essen lidhur me ngjarjen në fjalë.

Reul theksoi se arsyeja e pezullimit të policëve është e lidhur me postimet e tyre me përmbajtje neonaziste dhe përhapja e propagandës së ekstremit të djathtë në 5 grupe të ndryshme bisedash që ato janë përfshirë.

Gjithashtu Reul tha se kanë përcaktuar që këto policë kanë kryer retorika në kundërshtim me kushtetutën, si dhe që kanë përdorur mbi 100 simbole me kryqin nazist dhe fotografi të Hitlerit dhe dhomave të gazit të ngritura për hebrenjtë.

“Shpresoj që krimet në fjalë të jenë personale dhe individuale”, tha Resul, duke shtuar se rasti nuk është individual, por me gamë të gjerë dhe se këtë e vërejnë si një turp për policinë.

Nga policët në fjalë 25 prej tyre informohet se punojnë në drejtorinë e policisë Essen, ku disa prej tyre në nivel drejtuesish dhe disa në njësi të rëndësishme si forcat speciale.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Chelsea, prag “eksodi”. Deri në verë ikën jo vetëm trajneri

Koret e forta kundër trajnerit Maurizio Sarri ishin këtë javë një sinjal i qartë i sezonit që nuk po shkon siç duhet te Chelsea,...

Plas sherri, Elbasani dhe Korça në luftë për pikën doganore të Qafë Thanës

  Dy bashki, ajo e Pogradecit dhe Përrenjasit janë në konflikt me njëra tjetrën për “pronësinë” e doganës së Qafëthanës. Bashkia Pogradec ka shprehur pretendimet...

Si ndikon konsumimi i xhenxhefilit në trupin tonë, këto janë sëmundjet që lufton

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit. Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në formën e pluhurit. Xhenxhefili është një...

Së fundi

Lajmet dt : 25 / 09/ 2020

https://youtu.be/6Mzr2UNEIGE   DRITA TV LAJME 25 9 2020 Lumi Vjosa ka përplasur sërish politikisht kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin ilir Meta. Pasi ky i fundit kërkoi që...

Kërcënojnë të hedhin hije mbi bashkëpunimin për COVID, përplasje SHBA-Kinë-Rusi

Përplasjet në rritje midis Shteteve të Bashkuara nga njëra anë dhe Kinës e Rusisë nga ana tjetër u shfaqën hapur të enjten në periferitë...

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Serbi, një viktimë

Një aeroplan ushtarak është rrëzuar në Serbi. Mediat lokale raportojnë se njëri nga pilotët ka humbur jetën ndërsa tjetri po kërkohet. Gjithashtu është lënduar edhe një...