Gjermani, arrestohen dy ish-spiunë të regjimit sirian

Policia gjermane arrestoi dy ish-spiunë sirianë me akuzat për krime kundër njerëzimit, torturës, keqtrajtimit dhe vrasjeve jashtëgjyqësore, theksuan sot zyrtarët.

Anwar R. dhe Eyad A. u arrestuan të martën, pas operacioneve të policisë në shtetin jug-perëndimor të Rhineland-Palatinate dhe Berlin, thuhet në një njoftim të prokurorisë federale.

56-vjeçari Anwar R. ishte një zyrtar i lartë i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës të Sirisë deri në shtator të vitit 2012 dhe dyshohej se ishte përgjegjës për torturën sistematike ndaj qindra civilëve në qendrën e paraburgimit në Al-Khatib në Damask.

I dyshuari tjetër, 42-vjeçari Eyad A., është i dyshuar për vrasjen e dy personave, kur ai punoi për inteligjencën siriane midis korrikut të vitit 2011 dhe janarit të vitit 2012. Ai gjithashtu u akuzua për përfshirjen në tortura dhe keqtrajtimin e të paktën 2.000 të burgosurve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi