Gjermani, 1 vdekur dhe 25 të plagosur nga shpërthimi

Të paktën një person ka vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur në shpërthimin që ndodhi në qytetin lindor gjerman Blankenburg.

Zëdhënësi i policisë tha për agjencinë gjermane të lajmeve DPA se një person u gjet i vdekur në ndërtesën e banimit ku ndodhi shpërthimi.

Më herët, policia e Magdeburgut përmes Twitterit tha se të paktën 25 persona u plagosën nga shpërthimi, ku disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:55 mëngjesin e sotëm, sipas kohës lokale, në një nga banesat e një ndërtese 5-katëshe në rrugën “Bertolt Brecht”.

Shkaku i shpërthimit ende mbetet i panjohur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi