Gjërat që gjuha mund të tregojë për shëndetin tuaj

 

 

Normalisht që gjuha u ndihmon të përtypeni, gëlltisni apo të shijoni ushqimet, por gjuha juaj mund t’u tregojë edhe shumë gjëra për shëndetin tuaj.

Diabeti

Pjesa më e madhe e njerëzve të prekur nga diabeti kanë një problem shumë të madh me gjuhën. Krijohet një shtresë me disa njolla të bardha, të cilat ngjanë si infeksion, por në fakt këto janë shenjat e para të diabetit.

Sindroma e Sjogrenit

Kjo është një sëmundje auto-imune që prek kryesisht gjëndrat e pështymës dhe kanalet e lotit. Kjo më pas rezulton në sy dhe gojë të tharë, si dhe shkakton krijimin e shtresës së bardhë në gjuhë.

Kancer

Gjuha mund të zbulojë kancerin e kokës, qafës apo atë oral. Çdo lëndim në gjuhë apo një formë më e ngritur që ngjan me ënjtje dhe që zgjat më shumë se dy javë duhet të kontrollohet patjetër.

Mungesa e Vitaminave

Gjuha ngjyrë rozë në të kuqe do të thotë se gjithçka është në rregull me shëndetin tuaj. Gjuha shumë e kuqe do të thotë se në trup ka mungesë të acidit folik, Vitaminës B12 ose hekurit. Zakonisht këto mungesa mund të zëvendësohen me suplemente ose me një dietë të pasur ushqimore.

Stresi

Plagët e infeksioneve, të cilat nuk duhet të ngatërrohen me plagët që shkaktohen nga një virus, mund të jenë një shenjë stresi. Ato mund të shfaqen në gjuhën tuaj ose në pjesë të tjera të gojës. Nëse i keni këto plagë të vogla të përcipta, provoni të bëni gargarë me ujë të kripur të ngrohtë dhe të shmangni ushqimet e yndyrshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi