Albi Lushi: Hapja e negociatave, kosi përdoret për të metat e pilafit

Poeti i njohur Kavajas Albi Lushi si një njohës i mirë i Business Law Europian Union sepse edhe ka studiuar për të, ka dhënë opinionin e tij në lidhje me rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në bashkimin europian.

Albi Lushi shkruan se ky lajm është shumë i rëndësishëm për vendin prandaj duhet ta shfrytëzojmë sa më shumë. Sipas tij shteti duhet të heqë dorë nga injorancokracia dhe të detyrojë bandokracinë të ulë kokën,të zbatojë ligjin dhe të respektojë institucionet e të gjitha niveleve.

Statusi i Plotë i Albi Lushi:

“Si njohës i mirë i politikës së BE-së mund të them dy fjalë që i shoh të arsyeshme…

Lajmi që Komisioni Europian (institucion i rëndësishëm në përbërjen e BE-së) që rekomandon për Shqipërinë hapjen e negociatave është vërtet një pikënisje për ëndrrat e shqiptarëve për të qenë pjesë e familjes natyrore europiane,përpjekje që fillon në 2003 në Selanik,në 2009 në Marrëveshjen e Stabilizim -Asocimit, 2010 udhëtimi pa viza,2014 kur Këshilli jep statusin e vendit kandidat dhe 2018 që sapo ndodhi.

Shqipëria s’ka pse të quhet Ballkani Perëndimor kur mund të quhet Europa Lindore.

Sfidat e vendit tonë tani janë më të mëdha dhe politika shqiptare dhe më së shumti shteti duhet të heqë dorë nga fasadat,propaganda mediatike, mashtrimet zgjedhore,pseudo Shqipëria që Duam dhe të fillojë punën për forcimin e institucioneve,administratës publike,reformës në drejtësi dhe vettingun,pastrimin e parave,krimin e organizuar, kanabisin, korrupsionin galopant.

Shteti duhet të heqë dorë nga INJORANCOKRACIA dhe të detyrojë BANDOKRACINË të ulë kokën,të zbatojë ligjin dhe të respektojë institucionet e të gjitha niveleve.

Strategjia e Shqipërisë për në BE ka perspektiva dhe pritshmëri të qarta që fillojnë me afrimin e legjislacionit tonë me BE-në duke filluar nga Rregullorja BRUXEL (për çështjet civile dhe tregtare) e duke vazhduar me zgjerimin e detyrave të prokurorisë publike evropiane në luftë kundër terrorizmit, iniciativë për forcimin e ligjit etj…

Disa vende janë skeptike për arritjet e Shqipërisë dhe janë të përligjura dyshimet e tyre,por ne kemi akoma kohë deri në fund të qershorit ti bindim dhe të bindemi se ne e meritojmë dhe kemi dëshirë të realizojmë ëndrrën e të rinjve të ’90-tës “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Kjo mundësi është një moment reflektimi, gjykimi dhe përmirësimi kombëtar dhe unë besoj se ngërçi kryesor i saj është POLITIKA (për fatkeqësinë e shqiptarëve që votojnë).

E thashë në krye të këtij shkrimi dhe po e vazhdoj…GJEOPOLITIKA…. As BE dhe kurrsesi SHBA NUK mund të inkurajojnë në vend si yni, me pozicion strategjik në Evropë dhe Ballkan të martë një orientim tjetër,të përqasur drejt Rusisë @ Co…dhe padyshim që “Kosi është për të mbuluar të metat e pilafit”në këtë rast ndaj o burra ta shfrytëzojmë…

Rëndësi për Shqipërinë dhe shqiptarët është që jo vetëm shkresërisht,por edhe realisht ne ti ngjajmë qytetarëve europianë,jo të mbijetojmë, por të jetojmë dhe besoj se nuk po kërkojmë shumë dhe në këtë keqqënie (e kundërta e mirëqenies) kemi të drejtë të klithim dhe mos gënjehemi si afrikanët me pasqyrat…

?????? #NewLove
/Drita TV/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi