“Gjenocid i pamëshirshëm”! Meta: Koha për drejtësi në Srebrenicë!

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka kujtuar sot 24-vjetorin e masakrës më të madhe në Evropë, ajo e Srebrenicës në Sarajevë. Meta shkruan në “Facebook” se është koha që të kërkojmë drejtësi deri në fund për shkaktarët e këtij gjenocidi të pamëshirshëm.

Më tej, Kreu i Shtetit bën thirrje për ndërgjegjësim që bashkëjetesa etnike-fetare e kulturore të ruhet e forcohet në rajon, pa lejuar askënd të helmojë dhe përçajë popujt e kombet tona.

Duke publikuar një foto nga Sarajeva, Meta shkruan se harmonia mes besimeve fetare duhet të shërbejë për të ecur përpara drejt të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian.

“Sot në 24-vjetorin e masakrës më të madhe në zemër të Europës, është koha jo vetëm të lutemi për shpirtrat e viktimave dhe dhimbjen e patreguar që përjetuan popujt e rajonit tonë, por njëkohësisht të kërkojmë drejtësi deri në fund për shkaktarët e këtij gjenocidi të pamëshirshëm.

Duhet të ndërgjegjësohemi e përgjegjësohemi që bashkëjetesën etnike-fetare dhe kulturore ta ruajmë e ta forcojmë, pa lejuar askënd të helmojë dhe të përçajë popujt dhe kombet tona, në mënyrë që tragjedi të tilla t’i përkasin vetëm të kaluarës së hidhur të historisë së rajonit tonë.

Kjo foto e qytetit të bukur të Sarajevës, ku harmonizon natyrshëm objektet e besimeve të ndryshme fetare, të shërbejë për të ecur përpara drejt të ardhmes se përbashkët në Bashkimin Europian, duke evidentuar edhe trashëgiminë historike të bashkëjetesës mes kombeve dhe popujve të rajonit tonë”, thekson Meta.

Metaa

(BalkanWeb)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi