ZVICER

Gjeneva është qyteti me hotelet më të shtrenjta në Europë

Spread the love

Një studim i realizuar nga kompania konsulente dhe testuese PwC merret me çështjen se cilat qytete kanë çmimet më të shtrenjta në Europë sa i përket qëndrimit për një natë në hotel. Dhe siç ndodh zakonisht në këto studime, Zvicra si vendi me standardin ndër më të lartët në botë, duhet të jetë diku nga maja.

Kësaj here bujtja në hotelet e Gjenevës ka rezultuar të jetë më e kushtueshmja për xhepin e vizitorëve. Kjo edhe është e kuptueshme për një qytet në të cilin kanë selinë shumë organizata ndërkombëtare dhe ku banojnë edhe shumë njerëz të pasur nga e gjithë bota.

Mesatarja e çmimit për një dhomë hoteli në “kryeqytetin diplomatik” është 242.90 euro. Valuta e euros është përdorur në këtë studim me qëllim lehtësimi të krahasimit, thonë në PwC.

Në vendin e dytë të kësaj rangliste vjen Parisi, ku çmimi mesatar për bujtje të një personi në hotel është 231.30 euro. Cyrihu, metropoli i pakontestueshëm i Zvicrës nuk mbetet shumë larg: me 203.90 euro sa kushton dhoma e hotelit për një person, ky qytet zë vendin e tretë në Europë dhe të dytin në Zvicër.

Në vazhdim të listës së qyteteve me hotelet më të shtrenjta vijnë: Londra Roma dhe Amsterdami./Albinfo.ch/

Related posts

Edhe Kantoni St. Gallen ndalon bartjen e burkas

dritatv

Gazeta zvicerane: Çfarë mund të mësojnë zviceranët nga shqiptarët?

dritatv

Zvicra zbret çmimet e mbi 400 medikamenteve

dritatv

Leave a Comment