Gjenerali tregon se si u mobilizua FSK’ja për ta ndihmuar Shqipërinë

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në pikë të shkurtra e ka shpjeguar procesin nga marrja e informatës për tërmete në Shqipëri e deri tek mobilizimi i njësive përkatëse të FSK-së për t’u dalë në ndihmë bashkëkombësve.

Ai ka treguar se vetëm brenda dy orëve njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së kanë qenë të gatshme që t’i ofrojnë shërbimet e tyre në vendet e goditura nga tërmetet.

“Dua fillimisht të shprehi ngushëllime për të gjitha viktimat e prekura nga tërmetet në Shqipëri. Fatkeqësitë ndodhin, por është më rëndësi që solidariteti nuk ka munguar atëherë dhe tani. Rrugëtimi jonë nuk ka qenë i lehtë dhe ne kemi ardhur këtu ku jemi. Jam shumë krenar për kontributin që kemi dhënë në këtë fatkeqësi”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Në momentin që kam marrë informacionin për tërmetet në Shqipëri ka qenë ora 5:00 e mëngjesit. Pastaj kontaktuar me drejtorin e Policisë këtu në Kosovë, por edhe me homologun tim në Shqipëri për të marrë më shumë informacione”.

“Nga ai moment unë kamë ngritë njësitë e specializuara për atë mision në gjendje gatishmërie. Në moment të parë e kam kontaktuar ministrin e FSK-së, kemi shkuar te kryeministri – për një kohë shumë të shkurtër informacioni është shpërndarë edhe tek kryeministri dhe presidenti”.

“Gatishmëria e forcave të Kosovës ka ndodhur brenda dy ore. Në orën 8:00 të mëngjesit kemi qenë të gatshëm që të lëvizim. Në ora 08:15 kam pasur takim me kryeministrin më të cilin kam kontaktuar edhe më herët në telefon”.

“Nga kontakti me homologun në Shqipëri kam mësuar që gjendja ka qenë e jashtëzakonshme. Menjëherë e kemi ditur se cilat njësi duhet të veprojnë të parat dhe unë e kam ngritur gatishmërinë e tyre. Në ora 11:00 kemi qenë në Shqipëri”.

“E kemi një njësi që është njësia për bashkëpunim civil dhe e kemi nisur atë para task-forcës për ta vlerësuar gjendjen reale atje. Në marrje të atyre informacioneve, i kemi nisur automatikisht forcat e nevojshme”.

“Kemi disa procedura standarde operative. Secila njësi e bën planin e veprimit të vet dhe secila e ka afatin kohor të gjendjes së tyre të gatishmërisë. Është procedurë standarde operative që brenda dy orësh të jenë të gatshëm të veprojnë – pavarësisht urdhrave që vijnë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi