Gjeneralët e Rusisë dhe NATO-s dakordohen për takim

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, gjenerali Valery Gerasimov dhe komandanti suprem i Aleatëve të NATO-s në Europë, Curtis Scaparotti, janë dakorduar të mbajnë një takim pas bisedës së tyre telefonike.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, e cila zbulon se biseda telefonike është zhvilluar gjatë ditës së sotme, data dhe vendi i takimit do të njoftohen më vonë.

“Palët këmbyen mendime mbi çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare. Gjenerali Valery Gerasimov mbështeti propozimin e gjeneralit Scaparotti për të mbajtur një takim personal”, tha ministria ruse.

Rusia dhe NATO kanë qenë në një rrjedhë përplasjesh që nga viti 2014 kur Ukraina u përfshi nga kaosi në vitin 2014, pas së cilës presidenti ukrainas u rrëzua dhe Krimea u aneksua. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi