Gjendja shëndetësore e të prekurve me koronavirus në Vrapçiq të Gjilanit

Komuna e Gjilanit, më të gjitha kapacitetet e saj të shëndetësisë primare e profesionale, në vazhdimësi po i del në ndihmë të prekurve me virusin Covid-19.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili në emër të kryetarit Haziri po e menaxhon këtë situatë, ka deklaruar se fatmirësisht gjendja e të prekurve me Covid-19, në Vrapçiq, është stabile.

“Gjatë ditës u është ofruar mbështetje nga ekipet e shëndetësisë primare, duke i kontrolluar dhe furnizuar me medikamente. Po ashtu, i kemi furnizuar edhe me pako ushqimore dhe higjienike. Nuk ka vend për panik, jemi 24 orë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Ismajli.

Ai ka njoftuar se gjendja po shkon drejt përmirësimit dhe fatmirësisht nuk ka raste të reja të dyshuara me Covid-19.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Mali i Zi paralajmëron mundësinë e korrigjimit të kufirit me Kosovën

Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët, respektivisht aneksit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës, është një hap i rëndësishëm...

Deklarata e Malajt: Shqipëria nuk është as në hartën evropiane, as globale të turizmit

Arben Malaj, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë deklaroi se Shqipëria nuk është as në...

Kjo është pija që kthen flokët e thinjura në ngjyrën natyrale!

Kjo pije ka aftësinë për t’i kthyer flokët e thinjura në ngjyrën e tyre natyrale falë përbërësve të fuqishëm të cilët kanë përfitime të...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...