Gjendja e veshëve tregon këto sëmundje

Dylli është substancë që në mënyrë natyrale gjendet në brendi të veshit dhe e mbron atë nga bakteret dhe organizmat tjerë që mund ta dëmtojnë këtë zonë delikate.

Me ndihmën e shkopit me pambuk në vesh mund të konfirmoni ngjyrën e dyllit tuaj.

Dylli gri

Në rast e se dylli në vesh ka ngjyrën gri dhe nuk ka simptoma tjera, atëherë nuk keni nevojë për brengosje. Ajo çfarë shihni me siguri është pluhur, ndërsa ngjyra është e zakonshme për personat që jetojnë në qytet me ajër të ndotur.

Shenja gjaku

Nëse vëreni shenja gjaku në shkop, kjo mund të jetë shenjë se veshi juaj është infektuar, gjë e cila çon tek inflamacioni i veshit.

Dylli i murrmë

Nuanca e murrme e dyllit tregon se trupi po kalon një periudhë stresuese.

Dylli i kuq

Nëse shihni se keni dyllin e kuq, nuk keni vend për brengosje. Nëse veshi juaj kruhet dhe kjo kruajtje fillon të shtohet, atëherë duhet vizituar mjekun, pasi bëhet fjalë për infeksion nga kërpudha.

Dylli i bardhë

Dylli i bardhë tregon mungesë vitaminash dhe nutrientëve tjerë në organizëm.

Erë e pakëndshme

Kjo tregon infeksion në veshin e brendshëm. Përveç dyllit mund të dëgjoni edhe ndonjë zhurmë. Kjo është arsye opër të vizituar mjekun.

Dylli i lëngshëm

Kjo mund të jetë shenjë e ndonjë procesi inflamator dhe duhet vizituar specialistin.

Dylli i thatë

Dylli i thatë në vesh tregon se keni mungesë yndyrash në organizëm./kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi