Gjendet trupi i pajetë i një 48-vjeçare në lumin e Vjosës

Shtetasja me inicialet L.M është gjetur e vdekur buzë lumit Vjosë pranë Memaliajt këtë mëngjes.

48 vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor prej vitesh dhe trajtohej me barna për sëmundjen. Ajo është larguar nga shtëpia me datë 7.

Familjarët kanë denoncuar zhdukjen dhe kanë filluar kërkimet bashkë me policinë.

Provat paraprake konfirmojnë mbytjen e 48 vjeçares në lumin Vjosë dhe besohet se akti ishte i qëllimshëm për ti dhënë fund jetës në kushtet e depresionit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi