Gjellë nga qiqrat dhe lakra

Qiqrat janë baza e ushqimit vegjetarian dhe artikull i përshtatshëm për të sëmurët me diabet, sepse kanë indeks të ulët glikemie

Përmbajnë shumë proteina, fibra dietale, janë të pasura me minerale, ndihmojnë në pengimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe ulin kolesterinën.

Qiqrat e thara më parë i njomim gjatë natës, sepse kështu shkurtojmë kohën e zierjes, nëse, për shembull, i njomim rreth 13 orë, koha e zierjes shkurtohet në vetëm një orë.

Kur i zieni pas një ore kontrolloni a janë kokrrat të buta në mënyrë që të mos zihen tepër. Pasi që t’i zieni, kulloni dhe atëherë janë të gatshme për t’i ngrënë.

Përbërësit e nevojshëm:

– sasia e qiqrave sipas dëshirës,
– fletë lakre
– pak vaj ulliri,
– një thelb hudhre,
– një spec të kuq,
– kripë,
– piper,
– perime të freskëta erëzash sipas dëshirës.

Përgatitja:

Fletët e lakrës së egër pritni në shirita të gjatë apo sipas dëshirës dhe kërcellin e fortë hiqeni nga fleta.

Në dy lugë vaj ulliri qesim thelbin e grirë shumë pak vetëm që të marrë erë dhe sipër shtojmë lakrën e egër dhe i marinojmë pak.

I qesim sipër ujë, shtojmë erëzat dhe i ziejmë në zjarr të mesëm rreth 20 minuta. Pastaj shtojmë lakrën të cilën më parë e kemi zier dhe të gjitha bashkë i ziejmë edhe 10 minuta.

Gjithashtu mund të shtoni edhe patate të prera në kube dhe lakrën pas njomjes mirë shpëlajeni dhe zieni drejtpërdrejt në thjerrëza. E gjitha varet nga ju.

Preferohet që qiqrat të zihen ndaras, sepse një pjesë më nevojitet të bëj humus.

Ky ushqim gjithashtu mund të shërbejë edhe si shtojcë nëse bëhet i dendur me sa më pak lëngje.

Në fund thjerrëzat mund t’i dendësoni duke shtuar pak xhelatinë të tundur apo miell. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi