“Gjela të krekosur maje plehut”, ish-kryeparlamentari kritika politikanëve kosovarë

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, aktualisht kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka kritikuar ashpër krerët e politikës kosovare. Teksa i quan “Gjela të krekosur maje plehut”, udhëheqësit e partive politike, Krasniqi thekson se ata janë njerëz pa virtyt.

“Me këta njerëz të pa virtytshëm, të padijshëm, të papërgjegjshëm e të pa integritet ose thënë më mirë, pa largimin e këtyre njerëzve nga politika dhe institucionet e shtetit, kriza e përgjithshme vetëm sa do të thellohet”, thuhet në shkrimin e Krasniqit.

MESAZHI I KRASNIQIT
Zhvillimet e fundit ma kanë forcuar bindjen se krerët e politikës sonë nuk kanë asnjë virtyt prej udhëheqësi në personalitetin e tyre, nuk kanë integritet e dinjitet për të drejtuar kombin a një pjesë të tij, madje nuk dinë as të komunikojnë si njerëz me njëri – tjetrin, për çka kanë marrë përgjegjësi për të udhëhequr me bashkëkombësit dhe qeverisur me pasurinë kombëtare.
Prandaj kombi ynë gjendet këtu ku është dhe është tepër keq, sa nuk dinë “udhëheqësit” tanë, ta vlerësojnë asnjë vlerë. Dhe jo vetëm kaq, por antivlerat janë duke na u bërë vlera?! Pse? Pse ata që dolën nga vlerat e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, prezantuan vetëm antivlera. E dhimbshme kjo.
Pse është kështu?

Është kështu se më se paku që dhjetë vite, udhëheqësit e partive politike pa përjashtim, të luftës a të paqes nuk kanë vesh për të dëgjuar, nuk kanë as sy për të parë. Ata dinë ta mohojnë njëri-tjetrin duke vendosur vija të kuqe dhe duke krijuar armiqësi?! Thënë figurativisht, Kryetarët e partive politike në Kosovë po ngjasojnë vetëm me “Gjelat e krekosur maje plehut”, në raport me njëri tjetrin. Do të ishte, mbase mirë, që ketë krenari prej gjeli/gjelash ta kishin më të gjithë ata që komunikojnë?! Por jo, gjela janë vetëm me njëri – tjetrin, se me të tjerët “bëhen si pulat e lagura”?! Dhe kjo është tepër e dukshme ose kurrë nuk ka qenë më e dukshme.

Me këtë mentalitet gjelash e qyqaresh ne një anë, e në anën tjetër, me pa aftësinë për t’i zgjedhur problemet e mbetura politike që gati dhjetë vjet, pse nuk dinë të ndërtojnë ura komunikimi mes vetës, pasojat po bien mbi qytetarët të cilët po detyrohen që perspektivën e sigurinë për jetën e familjet e tyre ta kërkojnë në ikje nga atdheu. Kjo është tepër e dhimbshme! Kur dihet se cila ishte dashuria e njerëzve për t’u kthyer në Kosovë, para njëzet viteve.
Shkurt: me këta njerëz të pa virtytshëm, të padijshëm, të papërgjegjshëm e të pa integritet ose thënë më mirë, pa largimin e këtyre njerëzve nga politika dhe institucionet e shtetit, kriza e përgjithshme vetëm sa do të thellohet.
Pse na ndodh kjo?

Pse jemi të papërgjegjshëm në zgjedhjen e përfaqësuesve të popullit! Kështu është dhe kështu do të jetë përderisa zgjedhjen e atij që do të na përfaqëson e zgjedhim për tri euro ose pse na mashtron apo premton një vend pune?!
Rrugën që të çon në bunar, duhet domosdoshmërish ta shmangim. Përndryshe në fundin e saj na pret bunari! A po e shohim këtë? Politika shqiptare është verbuar për pushtet e tenderë. Kështu si kemi komunikuar mes veti edhe për çështjet më vitale të kombit, ashtu edhe siç kemi qeverisur (si është në se keqi gjatë viteve të Pavarësisë), vendimet për Ne do t’i marrin të tjerët?! Pse mos t’i marrin, kur ne u treguam të pa denjë për t’i marrë vendimet e duhura.
Vetëm ky fakt do të duhej të ishte i mjaftueshëm, që ata që na qeverisen deri tash, ta harrojnë politikën dhe qeverisjen. Mbase këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit me moral?! Politikës sonë duhet t’ia kthejmë moralin Skënderbegas! Por sa jemi gati për këtë?

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Lutfi Haziri çmon lartë punën e policisë në Gjilan

Është prezantuar sot raporti vjetor i trafikut rajonal të Policisë së Kosovës në Gjilan, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës Lutfi Haziri, komandantja...

AKEP hap tenderin për tre breza të rinj 4G

  Të drejtat e përdorimit të tre brezave të rinj 4G do të shiten në ankand nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Tenderi do të...

Gjermani, zjarri në një xhami shkakton dëme të mëdha materiale

Një person i paidentifikuar ka shkaktuar dëme materiale në Xhaminë Ulu në qytetin Hagen të Gjermanisë. Sulmi ndaj xhamisë e cila funksionon në kuadër të...

Së fundi

“Falsifikim dokumentesh, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”/ SPAK nxjerr emrat e grupit prej 17 personash

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal ndaj një grupi personash të cilët akuzohen për vepra si...

Pesë respiratorë të rinj te “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu lidhet me stafin e Covid-2: Rrisim kapacitetet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka komunikuar drejtpërdrejt me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit COVID 2 “Shefqet...

Trageti “i ngecur” në ujërat greke numëron 122 të infektuar me Covid-19

Ka shkuar në 122 persona numri i të infektuarëve në tragetin “Elfterios Venizelos”, i cili që prej më shumë se 14 ditësh ndodhet në...