Gjatë protestave në Irak humbën jetën 319 persona

Në protestat anti-qeveritare që vazhdojnë prej gati një muaji në Irak, kanë humbur jetën 319 protestues ndërsa 15 mijë të tjerë janë plagosur.

Sipas një deklarate me shkrim nga Komisioni i të Drejtave të Njeriut të Parlamentit irakian, thuhet se është rritur në 319 numri i të vdekurve dhe 15 mijë numri i të plagosurve në protestat të cilat vazhdojnë që nga 1 tetori e deri më tani në vend.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International” u bëri thirrje zyrtarëve irakianë që t‘i japin fund përdorimit të forcës vdekjeprurëse kundër protestuesve. 

Irakianët po zhvillojnë protesta në rajone të ndryshme të vendit kundër papunësisë, korrupsionit dhe mungesës së shërbimeve publike. Protestuesit filluan protestat e tyre më 1 tetor ndërsa pas një pauze për shkak të ceremonive Arbain, ata rifilluan sërish protestat më 25 tetor.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Pamje prekëse të një solidariteti kafshëror: lepuri në ndihmë të maces!

Edhe kafshët shfaqin solidaritet, e ndodh pa qenë nga e njëjta familje. Siç janë lepuri dhe macja. Dhe pikërisht, një pamje e rrallë me këto...

Vazhdojnë konfliktet intensive mes DEASH-it dhe regjimit në Siri

   Organizata terrorsite DEASH po ndërmerr sulme intensive ndaj forcave të regjimit në rajonin Dejrizor, i cili ndodhet në kufirin mes Sirisë dhe Irakut. Sipas informacioneve...

Deputeti turk në Kosovë: Gylenistët terroristë, ja faktet!

Deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, njëherësh anëtar i Grupit 6+, Fikrim Damka e ka quajtur hap pozitiv arrestimin e gjashtë gylenistëve në...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...