Gjashtë pacientë me koronavirus në Kosovë në gjendje të rënduar

Edhe sot nuk iu është përmirësuar gjendja pacientës me koronavirus  e cila është shtrirë më 25 mars në Klinikën Infektive, në QKUK.

Sipas raportit 24 orësh nga Klinika Infektive, në këtë klinikë ndodhen të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë.

43 raste me Covid-19,  klinika është në pritje të rezultateve për 11 raste, kurse negative kanë rezultuar gjithsej 7 raste.

Nga 43 raste të infektuar me Covid -19,  36  janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Raporti 24 orësh nga Klinika Infektive:

Sipas raportit 24 orësh nga Klinika Infektive, në këtë klinikë ndodhen të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë.

43 raste me Covid-19,  klinika është në pritje të rezultateve për 11 raste, kurse negative kanë rezultuar gjithsej 7 raste.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon:

Nga 43 raste të infektuar me Covid -19,  36  janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Pacientja në kujdesin intensiv, e pranuar me 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të infeksionit intrahospitalor.

Katër infermieret e infektuara janë  në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë ndërsa njëra  ndodhet në shtëpi.

Raporti është hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste-infektologe

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi