Gent Cakaj zbërthen raportin e DASH: Realist, Rajoni më keq se ne

Ministri në detyrë i Europës dhe Punëve të Jashtme, Gent Cakaj doli sot në një konferencë për mediat për të zbërthyer raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Motivi kryesor i kësaj konference është diskutimi i raportit të DASH, për strategjinë ndërkombëtare në luftën kundër narkotikëve. Kjo është një çështje e institucioneve të sigurisë së brendshme por mbart edhe një dimension politik:,- tha Cakaj në nisje.

Sipas tij, raporti është realist për Shqipërinë dhe inkurajues për reformat që qeveria ka ndërmarrë. Cakaj thotë ndër të tjera se dihet që në vend ka korrupsion, ashtu siç njihet situata e krijuar me drogën, për të cilën vlerësohet puna e qeverisë. Ai thotë ndër të tjera se raporti është gjithashtu më i ashpër me vendet e rajonit.

“Raporti është një pasqyre realiste për Shqipërinë, inkurajues për reformat që po ndodhin çdo ditë në Shqipëri. Nënvizon bashkëpunimin e qëndrueshëm midis Shqipërisë dhe SHBA. Thekson faktin se Shqipëria ka arritur rezultate thelbësore ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe kultivimit të drogeravë me qëllim anëtarësimin në BE, pra s’ka ngadalësim, por përparim. Raporti afirmon se përkundër sfidave e vështirësive të shumta. Raporti duhet lexuar qartë dhe pa komplekse ashtu siç është. Cilësohemi si vend burimi për kanabisin dhe vend tranzit për kokainë dhe heroinë, të udhëhequr nga grupe kriminale. Sasia e drogës së kapur gjatë vitit 2018 është domethënëse dhe vjen si një përpjekje për integrimin. Shqipëria është vend origjine kanabisi dhe kjo s’është fshehtësi kozmike, por nga an tjetër po e minimizon këtë fenomen. Thuhet po ashtu se ka rezultate domethënëse në luftë me këtë fenomen. Pra nuk kemi dorëzim institucional para narkotrafikut. Sa për heroinën dhe kokainën nuk kemi të bëjmë e një ndërmarrje kriminale shtetërore. Shqipëria ka pasur rritje të rasteve të kapjes së kokainës që kalon tranzit nëpër Shqipëri. Pra, konfirmim i asaj që thashë, ka rritje të sigurisë ndërkufitar, performancë pozitive për kapjen e drogës. Shqipëria ushqen një mjedis ku trafikantët veprojnë pa u ndëshkuar, thuhet në raport ndër të tjera. Po e pranojmë që korrupsion ka në Shqipëri. qeveria mban pjesën që i takon. Nuk duhet të dorëzohemi tek akuzat e pabaza. Po të lexohet i njëjti raport për vendet e Rajonit shqetësimet janë më të thella se sa për Shqipërinë”,- tha Cakaj ndër të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi