Gaza, shtëpitë e shëndetit në prag të shuarjes

Ministria palestineze e Shëndetësisë paralajmëroi se qendrat e mbrojtjes primare shëndetësore në Gaza janë në prag të shuarjes së plotë për shkak të mungesës së madhe të barnave.

“Shërbimi i mbrojtjes primare shëndetësore rrezikohet nga mungesa esenciale akute e barnave”, tha sot drejtori i Departamentit për mbrojtje primare shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë në Gaza, Maher Shamiyya.

Shamiyya tha se shtëpitë e shëndetit në Gaza nuk kanë të paktën 100 barna nga lista esenciale që përmban gjithsej 143.

Mungesa e barnave dhe e pajisjeve mjekësore është pasojë e drejtpërdrejt e bllokadës që Izraeli i imponoi Gazës në vitin 2007.

Në të njëjtën kohë, sistemi shëndetësor në Gaza po përballet gjithashtu me problemin e mungesës së energjisë elektrike. Shumica e spitaleve dhe qendrave shëndetësore punojnë me agregate ndërsa ministria javën e kaluar njoftoi se lëndët djegëse për funksionimin e këtyre agregateve janë në përfundim.

Afër dy milionë banorë të Gazës kurohen në 13 spitale dhe 54 qendra të mbrojtjes primare shëndetësore, që janë në kuadër të Ministrisë dikasteriale./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi