Uncategorized

Gaza, protesta ndaj shkurtimit të fondeve amerikane për Palestinën

Spread the love

Punonjësit e Agjencisë së Kombëve të Bashkuara për Refugjatët (UNRWA) organizuan një protestë në Rripin e Gazës për të protestuar kundër shkurtimit të fundit të fondeve të SHBA-ve.

Drejtori operacional i UNRWA-së, Matthias Schmale, së bashku me udhëheqësit e disa fraksioneve politike palestineze morën pjesë në tubim, i cili u mbajt jashtë zyrës së UNESCO-s në Gaza.

“Ne jemi këtu për të shprehur zemërimin tonë për padrejtësitë e pësuara nga refugjatët palestinezë”, tha para protestuesve Amir al-Mishal, kreu i shërbimeve të UNRWA-së.

Al-Mishal tha se shkurtimet e fundit të financimit të SHBA-ve do të shërbenin për të hequr rreth gjashtë milion refugjatë nga shërbimet publike të nevojshme.

Al-Mishal duke kërkuar nga Agjencia e OKB-së për refugjatët që të kundërshtonte atë që ai e përshkroi si “shantazh politik”, u shpreh se “Financimi i UNRWA-së është një detyrim moral që duhet të ruhet derisa të zgjidhet çështja e Palestinës”.

Dy javë më parë, Washingtoni njoftoi planet për të mbajtur 65 milionë dollarë ndihmë për UNRWA-së deri në shqyrtimin e mëtejshëm.

UNRWA ofron shërbime për rreth 5.9 milionë refugjatë palestinezë në territoret palestineze si dhe në Jordani, Liban dhe në Siri.

Kontributi i përgjithshëm i SHBA-ve në UNRWA në vitin 2017 ishte më shumë se 350 milionë dollarë.

Shkurtimet e financimit të SHBA-ve erdhën një muaj pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nxiti një protestë botërore duke njohur zyrtarisht Kudsin si kryeqytet të Izraelit.

Kudsi mbetet në zemër të konfliktit të Lindjes së Mesme, me palestinezët duke shpresuar që Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, përfundimisht të shërbejë si kryeqyteti i një shteti të pavarur të Palestinës./Rtv Drita/

Related posts

Për herë të parë shkencëtarët zbulojnë një lidhje mes sheqerit dhe sëmundjes Alzheimer

dritatv

Elezi: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare nga KQZ

dritatv

Siri, aleanca Asad-Rusi ka vrarë 329 civilë në Gutën Lindore

dritatv

Leave a Comment