Gaza, bien dëshmorë 2 palestinezë në sulmin izraelit

 

Në një sulm ajror izraelit ndaj Rripit të Gazës që ndodhet nën rrethim, 2 palestinezë kanë rënë dëshmorë.

Në deklaratën me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza thuhet se Izraeli në një sulm ajror ka marrë në objektiv një grup palestinezësh në afërsi të varrezave në veri të Gazës.

Si pasojë e sulmit 2 palestinezë kanë rënë dëshmorë, Eymen Nafiz Rabia El Nexhxhar dhe Muhammed Mexhid Xhemal, që të dy nga 24 vjeç.

Ushtria e Izraelit ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me martirizimin e 2 palestinezëve.

Nga Zyra për marrëdhënie me publikun të ushtrisë izraelite për AA-së thanë se nuk do të komentojnë në lidhje me lajmin për dëshmorët në Gaza.

Izraeli për 4 muaj ka martirizuar më shumë se 150 palestinezë

Në protestat paqësore të organizuara të premten në kufirin me Gazën, ushtria izraelite martirizoi 2 palestinezë, ku njëri prej tyre fëmijë.

Si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelitë në protestat paqësore të mbajtura që nga 30 marsi e deri më tani në Rripin e Gazës, më shumë se 150 palestinezë kanë humbur jetën, ndërsa rreth 17 mijë të tjerë janë plagosur.

Palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshimi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Izraeli pretendon se nuk ka lidhje me vrasjen e dy palestinezëve në Gaza
Ushtria e Izraelit pretendon se nuk ka lidhje me vrasjen e dy palestinezëve në Gaza.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në një mesazh të publikuar në rrjetin social Twitter pretendon se nuk kanë lidhje me sulmin në veri të Gazës, ku kanë humbur jetën dy palestinezë. Ai pretendon se Hamasi “po gënjen”.

Adraee thotë se Hamasi në vend se të tregojë “të vërtetën” po e “akuzon” Izraelin, duke shtuar se Ministria e Shëndetësisë në Gaza “ka humbur besueshmërinë”. “I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të zbulojë shkakun e vërtetë që qëndron prapa shpërthimit”, tha ai.

Ndërsa pala palestineze ende nuk i ka komentuar pretendimet e zëdhënësit Adraee.

Kujtojmë se në deklaratën me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza thuhej se “Izraeli në një sulm ajror ka marrë në objektiv një grup palestinezësh, ku janë martirizuar 2 palestinezë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi