Gati kurrikula e përbashkët për shqipen jashtë vendit, pritet miratimi

 

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Zvicër, ministri i Diasporës, Pandeli Majko është takuar me shqiptarët e Gjenevës dhe Lozanës.

“Komuniteti shqiptar në Zvicër është një nga më të konsoliduarit nga pikëpamja ekonomike por po konsolidohet edhe më tej, si një faktor që do të ketë influencë në zhvillimin e Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Majko në takim.

Takimi u zhvillua në Konsullatën e Kosovës, ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Diasporës në Kosovë, Dardan Gashi. Ndërsa pranoi sfidat e mëdha me të cilat përballeshin në përpjekjen e tyre për të ristrukturuar komunitetin shqiptar jashtë vendit, Majko tha se në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës po përpiqen të krijojnë modelet më të mira të organizimit të diasporës.

Për këtë, sipas tij, është e nevojshme shfrytëzimi i eksperiencës së çmuar të komuniteteve të mirëintegruara në vendet pritëse. Gjatë takimit u fol për marrëveshjen për arsimin, e arritur mes Ministrive të Arsimit e Diasporës në Shqipëri dhe Kosovë.

Ministrat thanë se grupi i specialistëve e kishte përfunduar kurikulën e përbashkët për mësimin shqip jashtë vendit dhe se pritet miratimini saj. Përfaqësuesit e komunitetit u interesuan mbi mënyrën e financimit dhe vlerësimit të standardeve të arsimtarëve që japin mësimin plotësues shqip. Më herët dy Ministrat zhvilluan takime me komunitetin në Lozanë.

Ata vizituan ambientet e Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare në Lozanë, (ISEAL), i cili ka për qëllim zhvillimin dhe forcimin e lidhjeve mes Zvicrës dhe shqiptarëve, ndihmën për integrimin e shqiptarëve në Zvicër, si dhe të shërbejë si pikë referimi për vende të tjera ose organizata ndërkombëtare që interesohen për çështjet shqiptare. Drejtuesit e Institutit prezantuan gjatë takimit disa prej nismave të tyre, ndër te cilat krijimi i një grupi të shoqatave profesionale. Siç u tha, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë treguar interes për mësimin e gjuhës shqipe përmes ISEAL. Dy Ministrat përgëzuan Institutin për inciativat e rëndësishme në shërbim të diasporës dhe shprehën interesin për projekte të përbashkëta.

 

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi