Gashi thotë se EULEX-i nuk i duhet më Kosovës

Avokati, Tomë Gashi ka vlerësuar se misioni i EULEX-it nuk ka arritur ta kryejë punën për të cilën ka qëndruar dhjetë vjet në Kosovë.

Ai ka thënë se ky mision nuk ka arritur të vendosë sundim të ligjit në veri.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Gashi ka thënë se EULEX-i nuk ka kryer kurrfarë roli pozitiv, por e ka lënë Kosovën në gjysmë të rrugës duke qenë mashë e klasës politike.

Ai ka pohuar se EULEX-i duhet ta përfundojë mandatin më 14 qershor.

Gashi ka vlerësuar se shteti i Kosovës, pavarësisht prej mangësive, ka kapacitete që të ballafaqohet me çdo sfidë juridike.

Në këtë intervistë avokati Gashi ka folur edhe për punën e Gjykatës Speciale.

Ai ka theksuar se askush përveç kryeprokurorit Jack Smith nuk e di se kur do të ngrihen aktakuzat e para. /Kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi